Kronikë e zezë

Tentoi t’i jap ryshfet zyrtarit policor, ndalohet shtetasi nga Shqipëria

FOTO: Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një shtetas shqiptar për shkak se gjatë kalimit në territorin e Kosovës ka tentuar t’i jap ryshfet një zyrtari policor.

Siç thuhet në komunikatë, rasti ka ndodhur në ora 11:55, kur drejtuesi i një automjeti A.B. (25) kishte vendosur një shumë prej 30 eurosh në dokumentet e prezantuara, pasi nuk kishte kryer testin anti-COVID dhe nuk ishte i vaksinuar, të cilat kërkohen për kalimin e kufirit.