Dy vdekje të dyshimta kanë ndodhur në Pejë dhe Istog.
Në Istog bëhet fjalë për një fëmijë i cili sipas raportit të Policisë është dërguar në spital pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që trupi i pa jetë i viktimës tu lirohet familjarëve.
Ndërkaq në Pejë raportohet se një person është gjetur i shtrirë në një kanal. Të gjitha njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.