Kronikë

Dyshohet se fitoi 2 mln € në tenderë duke mashtruar, ndalohet një person

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se e ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin I.H., nën dyshimin se me dokumente të falsifikuara ka fituar tre tenderë në rajonin e Gjilanit. Tenderët kanë kapur shifrën e një milion e 900 mijë eurove.

Sipas njoftimit, i dyshuari është ndalur për dyshimin për veprën penale “keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”.

I.H. është pronar i kompanisë “Globi M.I.” në Gjilan.

Ndaj tij, Prokuroria ka thënë se do t’i vazhdojë procedurat e mëtejme hetimore.