Kronikë

Bleu banesën që s’u bë kurrë e tij, shitësi arrestohet

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ia ka shitur një banesë viktimës, por se s’ia ka dhënë atë kurrë.

Rasti ka ndodhur para tre vjetësh, sipas raportit ditor policor. Bëhet fjalë për një banesë në lagjen “Mati 1”.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.