Kronikë e zezë

Sekuestrohen mbi 2000 kg mjaltë

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Komogllavë të Ferizajt, është ndaluar një furgon VË, që ishte futur në rrugët ilegale në Kosovë nga Maqedonia e Veriut.

Gjatë kontrollit të furgonit janë gjetur 2040 kg mjaltë, vlera e të cilës sillet mbi 20 mijë euro, dy aparate të kafesë, më pas kafe, filterë të kafesë dhe gjëra tjera përcjellëse. Shuma e aparateve të kafeve sillet rreth 270 euro, ndërsa e gjërave tjera llogaritet 3333 euro.