Kronikë

Grabitje në një pompë të derivateve në Mitrovicë

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka marrë një ankesë nga tre punëtorë në një pompë të derivateve në fshatin Kçiq të Mitrovicës, të cilët kanë treguar se një person ka grabitur një shumë të parave duke i kanosur me armë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00.

“Sonte, rreth orës 18:00, nga ana e tre ankuesve, punëtorë në një pompë derivatesh në fshatin Kçiq të Mitrovicës, është raportuar se një person i dyshuar e i maskuar, nën kanosje e armës ka grabitur një shumë të parave. Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për të lënduar. Me rastin janë duke u marrë njësitet përkatës”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.