Gjykata e Apelit ka konfirmuar aktakuzën për keqpërdorim detyre ndaj ish-kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.
Në një njoftim për media, Apeli ka bërë të ditur se ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes për hedhje të aktakuzës, së ngritur nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Siç ka mësuar KOHA, aktakuza bën fjalë për ndërtimin e një objekti shkollor në një tokë private e cila nuk u shpronësua nga Kuvendi Komunal.