Të dielën janë arrestuar 14 persona në Gjakovë, nën dyshimin se janë kapur duke zhvilluar lojëra të fatit.
Sipas njoftimit policor, të dyshuarit janë kapur të dielën në ora 01:00, dhe më pas janë liruar, e pronari i lokalit është dërguar në mbajtje.
“Lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari kosovar bashkëpronar i lokalit për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, i cili me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin policor.