Kronikë e zezë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e dy të dyshuarve për vjedhje

 

Fotografitë e postuara në rrjetet sociale, Policia thotë t’i ketë bërë me autorizim të prokurorit të Departamentit për Krime të Përgjithshme në Prokurorinë Themelore.

“Publikimi i fotografive për dy të dyshuarit ka për qëllim që në bashkëpunim me qytetarët të bëhet i mundur identifikimi-lokalizimi dhe arrestimi i personave të dyshuar. Personat e shpallur në kërkim janë të dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’ e ndodhur me datën 30 maj 2021, në Skenderaj. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që për çdo informacion që ndërlidhet me fotografitë e personave në kërkim apo vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.