Kronikë

Tre muaj burgim me kusht dy personave që i blenë katër pula e një gjel të vjedhur

Me tre muaj burgim me kusht janë dënuar dy persona nga Gjykata Themelore në Gjilan, pasi kanë pranuar se kanë blerë katër pula e një gjel që paraprakisht kishin qenë të vjedhura.

Të dënuarit janë A.H. dhe Q.H.. Ata, sipas “Betimit për Drejtësi”, kanë pranuar që kanë blerë pulat dhe gjelin nga të pandehurit T.A. dhe K.I.

Dënimi nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën verifikuese prej një viti, ata s’kryejnë vepra tjera penale.

Detajet mund t’i lexoni KËTU