Kronikë

Theret një person te “Santea”

Therje me thikë

Foto: Ilustrim

Sot, rreth orës 19:30 në Prishtinë, te vendi i quajtur “Santea”, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.

Si pasojë e kësaj përplasje, është therur nga një mjet i mprehtë një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, njoftoi Policia.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.