Kronikë

Vetura godet dy këmbësorë në Prishtinë

Descriptive Text

Sot rreth orës 17:00, në rrugën "Fahri Fazliu" në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes një veture dhe dy këmbësorëve.

Si pasojë e aksidentit, këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin, ka njoftuar Policia.