Kronikë

Paraburgim ndaj burrit në Shtime që dyshohet se e kanosi bashkëshorten

Paraburgim

Një muaj paraburgim i është caktuar të pandehurit H.K. nga Gjykata Themelore në Ferizaj nën dyshimin se e ka kanosur bashkëshorten e tij B.K.

Sipas njoftimit nga Themelorja, H.K. dyshohet se më 1 dhjetor në Davidovc të Shtimes e ka kanosur seriozisht bashkëshorten e tij, duke i thënë se do ta vrasë atë dhe familjen e saj.

Për të njëjtin është hapur rasti për dhunë në familje. Kanosja i ka shkaktuar shqetësim, frikë dhe pasiguri viktimës dhe familjes së saj, sipas Themelores.