Kronikë

Policia në kërkim të një personi, dyshohet për “falsifikim të parave”

Policia e Kosovës është duke kërkuar një të dyshuar për një rast të “falsifikimit të parasë”.

Nga Policia thuhet se rasti ka ndodhur në Tërstenik të Drenasit.

“Policia kërkon nga publiku i gjerë kontributin e tyre me çfarëdo informacioni që ka, me qëllim të përcaktimit të identitetit të të dyshuarit të implikuar në rast. Së këndejmi për t’i mundësuar publikut njohjen më të lehtë dhe përcaktimin e identitetit të të dyshuarit në fjalë, Policia e Kosovës, mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në përputhje me, nenin – 76, paragrafin 2, të KPPRK-së, paraqet para jush edhe fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim. Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja të kontribuojnë në identifikimin, lokalizimin e të dyshuarit dhe rrjedhimisht edhe arrestimin e tij”, thuhet nga Policia e Kosovës.