Kronikë

Theret me thikë një person në Lipjan

Një i mitur është therur me thikë në fshatin Medvec të Lipjanit.

Sipas raportit të Policisë ai është dërguar në spital për tretman mjekësor.

Ndërkaq i dyshuari që e ka therur me thikë gjithashtu njoftohet se është i mitur.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.