Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar katër vjedhje të rënda, ka njoftuar Policia e Kosovës. Në Podujevë, të dielën është ankuar një person se disa të tjerë i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë vjedhur stoli ari dhe para ta gatshme. Rasti thuhet se është nën hetim.
Vjedhje ka ndodhur edhe në rrugën “Leka i Madh” në Prishtinë, ku në ora 19:40, është arrestuar një person, i zënë duke kryer vjedhje në një shtëpi.
“Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.
Edhe në Vushtrri është arrestuar një person pasi thuhet se kishte hyrë me forcë në një lokal, ku në arkë i kishte vjedhur 70 euro. I njëjti është dërguar në mbajtje.
Të dielën në ora 14:00, në Zveçan, persona të panjohur kanë depërtuar në një objekt fetar ku kanë vjedhur pjesë të kamerave dhe rreth 3000 dinarë të Serbisë.
Të njëjtit thuhet se kanë dëmtuar kabllot e rrymës që furnizoëjnë kamerat.
“Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia.