Kronikë

Një gruaje në Istog i vidhet çanta, viktima pranon trajtim mjekësor

Një grua nga fshati Vrellë e Istogut ka raportuar se një i dyshuar deri më tani i pa njohur ia ka vjedhur çantën dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Viktima në çantë ka pasur disa dokumente dhe para.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.