Kronikë e zezë

Personi që vdiq në Rugovë doli nga vetura pasi nuk po ndihej mirë, ra në humnerë

 

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e vdekjes së një personi në Rugovë.

Një person ka vdekur pasi kishte rënë në humnerë. Sipas njoftimit të Policisë i ndjeri nuk ishte ndier mirë dhe kishte dalë nga vetura për t’u këndellur, ndërsa i ishte ofruar cepit të një shkëmbi ai dyshohet se rrëshqiti e ra në humnerë.