Një burrë nga Prishtina ka rënë në prangat e Policisë.
I njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht gruan e tij, e cila e ka raportuar rastin në Polici.
“Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.