Kronikë

Policia jep detaje për vdekjen e një të huaji në Qendrën e Azilit në Magure

Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin në Qendrën e Azilit në Magure, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima është gjetur i vdekur në shtratin e tij në këtë qendër azili.

“Është raportuar se në Qendrën e Azilit një person mashkull shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete në shtratin e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.