Arrestohet një 19-vjeçar në Mitrovicë, dyshohet se gjuajti me armë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Vllahi të Mitrovicës pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri. Sipas njoftimit policor, të shtënat janë dëgjuar pasditen e së enjtes, derisa i arrestuari është një 19-vjeçar me inicialet V.F.
Policia e ka shoqëruar personin në stacion derisa është sekuestruar një armë gjysmë automatike, prodhim jugosllav pa fishekë.
“Personi është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, ndërsa pas procedurave intervistuese sipas udhëzimit të prokurorit, të dyshuarit në fjalë i është caktuar masa ndalim policor”, thuhet në njoftim.
Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’.