Kronikë

Gjenden mbi 90 telefona pa dokumentacion në Ferizaj

Policia e Kosovës ka gjetur rreth 92 telefona të llojeve të ndryshme pa mbulesë dokumentare si dhe 380 airpodsa pa mbulesë dokumentare, nga kontrolla që ka bërë në 3 lokacione në qytetin e Ferizajt.

Mallrat sipas njoftimit, janë konfiskuar dhe rastet kanë vazhduar për kundërvajtje.

“Aksioni ka qenë i shtrirë në tri subjekte të dyshuara për posedim të mallrave pa mbulese dokumentare, njësitet doganës kanë arritur të zbulojnë sasi të konsiderueshme të telefonave. Gjatë kontrollit janë gjetur rreth 92 telefona të llojeve të ndryshme pa mbulesë dokumentare si dhe 380 airpods pa asnjë mbulese dokumentare. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rastet ka vazhduar për kundërvajtje Doganore”, thuhet në njoftimin e Doganës.