Një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, pasi Policia e Kosovës ka gjetur se në shtëpinë e tij po kultivonte bimë narkotike të llojit kanabis.
Operacioni i Policisë është kryer në Prishtinë.
“Gjatë kontrollit në shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar 72 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis”, thuhet në raportin 24-orëësh të Policisë.