Kronikë

Zyrtari i APK-së dyshohet se ndihmoi në vjedhje të drunjve, ndalohet për 48 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me datë 24.11.2021, rreth orës 02:30, patrulla policore e Stacionit për Mbikëqyrje të Kufirit, Vitomiricë/Radavc, në Gjakovë, ka pranuar informata relevante se në zonën e Bjeshkës Bajshe – Istog disa persona janë duke vjedhur drunj.

Menjëherë pas pranimit të informatës, zyrtaret policor kanë ndërmarrë veprime operative dhe në Bajshe, kanë ndaluar automjetin kamion i tipit mercedes, me targa vendore, ku pas verifikimit është konstatuar se në automjet ka drunjë teknik breu, pa dokumentacione përkatëse.

Po me datë 24.11.2021, rreth orës 03:30, po i njëjti stacion policor kufitar, në zonën e bjeshkës se Radushes ka ndaluar automjetin tjetër-kamionetë e tipit mercedes, po ashtu me targa vendore, ku gjate kontrollit nga zyrtarët policor ka rezultuar se ka të ngarkuar drunjë teknik breu, pa dokumentacione përkatëse.

Janë iniciuar rastet e vjedhjes së pyllit, ku dy te dyshuarit me iniciale N.Z (1989) dhe V.H (1982) shtetas kosovar me urdhër te prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Ndërkohë, gjate hetimit të rasteve nga njësiti i hetimeve rajonale, është zbuluar se në rast ka elemente të dyshimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana një zyrtari të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i rastit, është iniciuar edhe rasti për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar", dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari po ashtu ndalohet për 48 orë.

Masa drurore prej 8.50 m ᶾ është sekuestruar për procedura të mëtejme hetimore.

Image