Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim ndaj burrit në Ferizaj që sulmoi fizikisht bashkëshorten

Foto: Ilustrim/KOHA
 

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.B. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizioni Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 22 nëntor 2021, në banesën e tyre të përbashkët në Ferizaj, i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës-bashkëshortes së tij Z.Gj., ashtu që pas një fjalosjeje që kanë pasur mes vete, tensionohet situata dhe e sulmon fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me grushta në kokë dhe në anën e djathtë të fytyrës afër syrit, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore, për të cilat e dëmtuara posedon raporte mjekësore.