Kronikë

Polici në Gjilan gjen disa plumba para derës së oborrit, dyshon se po kanoset

Një polic në Gjilan ka raportuar se para derës së oborrit ka gjetur 10 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Polici ka thënë se dyshon se kjo është kanosje e ndërlidhet me punën e tij.

“Gjilan 20.11.2021-13:29. Ankuesi mashkull kosovar, pjesëtar i PK-së, ka raportuar se para derës së oborrit, ka hasur 10-fishekë të kalibrit 7.62 mm. Ankuesi dyshon se kjo është kanosje dhe ndërlidhet me punën e tij në polici. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar”, thuhet nga Policia e Kosovës, ndërsa rasti është cilësuar si kanosje ndaj zyrtarit policor.