Kronikë

Aksident në Caralevë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e kësaj të enjte në rrugën Shtime-Suharekë, konkretisht në Caralevë. Në këtë aksident ka mbetur i lënduar një person, i cili është dërguar për mjekim në emergjencën në Shtime.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmaollaj ka treguar për KosovaPress se aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një automjeti pikap.

“Një aksident trafiku ka ndodhur në Caralevë, sot rreth orë 14:30 , përveç dëmeve materiale një person është lënduar e më pas është dërguar për ndihmë mjekësore në Shtime. Një kamion dhe automjet pikap”, tregoi Osmanollaj./KSP