Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Drenas

Është gjetur pa shenja jete një person në Drenas të dielën.

Sipas Policisë së Kosovës, është iniciuar rast “hetim mbi vdekjen”.

“HETIM MBI VDEKJEN-Gllogoc, 14.11.2021 – 13:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.