Kronikë e zezë

Policia po interviston disa persona për parregullsi në balotazh

Foto: KOHA
 

Policia e Rajonit të Prishtinës është duke intervistuar persona të ndryshëm lidhur me parregullsi të ndryshme gjatë procesit të sotëm zgjedhor.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se çdo informatë për parregullsi po trajtohet nga Policia, mirëpo sipas saj, rast të hapur nuk ka ndaj askujt deri më tani.