Kronikë

Kosovari në Zvicër akuzohet për mashtrim me skema sociale, përfitoi 400 mijë franga

Një kosovar 62-vjeçar në Zvicër po akuzohet për mashtrim me skema sociale. Sipas aktakuzës ai thuhet se ka mashtruar shtetin e Zvicrës duke përfituar 400 mijë franga zvicerane nga skemat sociale, pasi është paraqitur se nuk është i aftë për punë, ndërsa nga agjentët e mirëqenies sociale është parë duke punuar në ndërtimtari, raporton “Argovia Today”.

62-vjeçari në vitin 2007 ishte diagnostikuar me një formë të skizofrenisë, e cila e klasifikoi atë si të paaftë për punë. Ai mori ndihmë nga skema sociale. Sipas raporteve mjekësore, ilaçet që mori funksionuan mirë. Madje aq mirë, sa në vitin 2010 ai duhej të ishte në gjendje të punonte.

Mirëpo, ai mashtroi mjekët duke thënë se ka simptome të skizofrenisë ende, për të marrë kështu para nga sociale.

Avokati i kosovarit ka thënë për “Tele M1”: “Akuzat janë të rënda, por klienti im është i sëmurë. Çështja tani është të sqarohet nëse ai ka mundur të punonte dhe nëse ai ka faj”.

Nga viti 2016, inspektorët e mirëqenies sociale e kanë monitoruar kosovarin. Në kohën sa po tërhiqte fonde nga sociali, ai punonte edhe në ndërtimtari. Sipas raportit thuhet se ai ishte në gjendje të punonte.

Prokuroria ka kërkuar burgim për kosovarin.