Kronikë e zezë

28 muaj burgim kosovarit në Zvicër, bëri gara ilegale me veturë

 

Gjykata në Aarau të Zvicrës ka dënuar një kosovar me 28 muaj burgim, pasi që ai para dy vjetëve kishte bërë gara me veturë sportive me një person tjetër në autostradën A1 mes Suhrit dhe Badenit.

Një kosovar dhe një zviceran atëbotë kishin garuar me shpejtësi deri 196 kilometra në orë, raporton “Argovia Today”.