Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave që dyshohet se kanë blerë vota në Kllokot.
M.K. dhe A.D. akuzohen se më 16 tetor, rreth orës 18:30 në Kllokot, kanë cenuar përcaktimin e lirë të votuesve, duke e shfrytëzuar gjendjen e vështirë ekonomike të votuesit, të pandehurit Xh.B. në këmbim të votave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në këtë mënyrë, të pandehurit M.K. dhe A.D., kanë kryer veprën penale ‘’Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’, të KPRK-së”, thuhet nga Prokuroria.
Ndërsa, i pandehuri tjetër A.T., i ka dhënë para në shumë prej 200 € të pandehurit Xh.B., me qëllim që i njëjti të siguronte 10 vota për kandidat për kryetar të komunës së Kllokotit.
“Me këto veprime, i pandehuri A.T., ka kryer veprën penale ‘’Dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin’’, të KPRK-së.
“Gjithashtu edhe i pandehuri Xh.B, akuzohet për veprën penale ‘’Dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin’’, pasi ka pranuar para në vlerë prej 200 €, nga i pandehuri A.T”, thuhet nga Prokuroria.