Kronikë

Një person lë veturën në Jarinjë me 4.200€, merr çantën dhe ia mbath në Serbi

Një person, të mërkurën në mesditë, ka shkuar deri në pikën kufitare me Serbinë me veturë. Më pas e ka lënë atë aty, ka marrë çantën dhe ia ka mbathur në Serbi duke e kaluar kufirin në këmbë, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin ditor të së enjtes.

Pas kontrollit të veturës, në të janë gjetur 600 euro dhe 431 mijë dinarë, që në euro i bien 3.663.

“Vetura është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.