Kronikë e zezë

Paraburgim ndaj dy të dyshuarve në Ferizaj për veprat penale të narkotikëve

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Xh.B dhe V.B.. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se më 25 tetor 2021 në Ferizaj, vetura me vozitës Xh.G., pas dhënies së shenjës nga Patrulla për tu ndalur për kontroll, vozitësi i veturës nuk është ndalur dhe ka vazhduar me shpejtësi në drejtim të Ferizajt, pas rreth 200m, patrulla tjetër ka arritur që ta ndal veturën, ku gjatë kontrollit të veturës, prapa karriges së pasagjerit poshtë, është gjetur një çantë krahu, në brendësi të së cilës gjendej një qese e zezë najloni, e mbushur me narkotikë, e dyshuar për marihuanë.