Një person i moshës 51-vjeçare G.H. në Ferizaj i cili po kërkohej nga Policia për blerje dhe shitje të substancave narkotike, është arrestuar.
Sipas njoftimit, ai i ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve,substancave psikotrope dhe analoge’’, me dënim burgimi prej gjashtë muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.