Kronikë e zezë

Në Portin e Durrësit kapen më shumë se 45 kilogramë heroinë

 

45 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë është sekuestruar në Portin e Durrësit të martën, kanë njoftuar mediat në Shqipëri.

Droga u gjet pas një kontrolli të një kamioni. Janë arrestuar pronari i mjetit dhe drejtuesi i tij.