Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për mashtrim në prokurim publik

Një person është arrestuar për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik.

KOHA merr vesh se bëhet fjalë për Limon Buzukun i cili sipas njoftimit në pozitën e drejtorit të kompanisë "Matkos" , në ofertën e kompanisë ka përdorur dokumentacione të falsifikuara në aktivitetin e prokurimit të zhvilluar nga Komuna e Drenasit me datë 05.05.2021.

Po ashtu gjatë ndërmarrjes se veprimeve hetimore janë siguruar dëshmi se i dyshuari ka përdorur dokumentacion të falsifikuar edhe në aktivitetet e prokurimit të zhvilluara në disa komuna dhe një institucion tjetër.

“Me këto veprime i dyshuari i lartcekur me iniciale (L.B.) dyshohet se ka kryer vepër penale ‘Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik’ nga neni 415 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndaj të dyshuarit pas intervistimit, Prokurori i Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ndalim për 48 orë”, thuhet në njoftim.