Kronikë

Policia në ANP zbulon tri leje qëndrime që dyshohet se janë të falsifikuara

Policia e Kosovës ka zbuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, tri leje qëndrimi të një shteti perëndimor që dyshohet se janë të falsifikuara.

Siç ka bërë të ditur Policia fillimisht gjatë kontrollit të dokumenteve të udhëtarit K.K. (1997) i ishte gjetur një leje qëndrim që dyshohej i kualifikuar. Më pas janë gjetur edhe dy leje qëndrime tjera po ashtu të dyshuara si të falsifikuara.

“Realizimi i detyrave dhe autorizimeve ligjore në mënyre mjaft profesionale ka rezultuar që gjatë kontrollimit të dokumenteve, zyrtari policor kompetent ka ngritur dyshimin se leje qëndrimi i prezantuar mund të jetë i falsifikuar dhe e ka dërguar në vijën e dytë të kontrollit. Gjithashtu, gjatë hetimeve intensive të autoriteteve policore dhe ekzaminimeve të kryera janë zbuluar dhe identifikuar edhe dy leje qëndrime të të njëjtit shtet të cilat dyshohen po ashtu si të falsifikuara. Bazuar në dyshimet e ngritura, rasti është përcjellë për procedura të mëtejme tek njësiti i hetimeve për kompletim dhe procedura të mëtejme”, thuhet nga Policia e Kosovës.