Kronikë

Lëndohen dy persona pas shembjes së skeleve ne Gjilan

Descriptive Text

Një grua dhe një fëmijë kanë mbetur të lënduar në Gjilan pasi janë rrëzuar disa skele nga një objekt që po ndërtohej.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur në qendër të Gjilanit, derisa viktimat kanë marrë lëndime të lehta. Ata janë dërguar në Spitalin e Gjilanit dhe kanë marrë trajtimin mjekësor.

“Policia e Kosovës ka dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke i hetuar rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftim.