Kronikë e zezë

8 muaj burgim për dhunuesin e 15-vjeçares

 

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim një person të akuzuar për dhunim të një 15 vjeçareje. Edhe pse Kodi Penal i Kosovës parasheh dënimi për dhunim në rastin kur viktima është e mitur të jetë nga 5 deri në 20 vite burgim, gjyqtarja Florije Zatriqi, ka gjetur rrethana lehtësuese.

Ajo në vendimin e marrë dy muaj më parë kishte arsyetuar dënimin e ulët duke u bazuar në keqardhjen dhe pranimin e fajësisë si dhe në kohën kur ka ndodhur rastin i pandehuri ka qenë 21-vjeçare dhe se tani kanë kaluar 10 vite dhe se ai ka edhe fëmijë.