Kronikë

Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë

Një person në fshatin Sopot në Gjakovë është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së shtunë.

Policia ka njoftuar se rreth orës 16:50 ka marrë informatë se është gjetur trupi i pajetë i një burri. Trupi është gjetur në afërsi të shtëpisë së tij.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë policore dhe mjekët të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet nga Policia, që rastin e ka cilësuar si “hetim i vdekjes”.