Kronikë

Tre persona të armatosur hyjnë në një shtëpi në Podujevë, përleshen me armë zjarri me familjarët

Dy persona nga Podujeva kanë informuar Policinë se në shtëpinë e tyre kanë hyrë tre persona të maskuar dhe të armatosur.

Të dyshuarit janë përleshur me viktimat, ndërkohë që gjatë përleshjes ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Të dyshuarit kanë arritur të vjedhin veturën e viktimës dhe të largohen.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Vetura e viktimës është gjetur e djegur në afërsi të qytetit të Lipjanit. Rasti është duke u hetuar.