Kronikë

Një vit nga vrasja e 19-vjeçarit në Gjilan, ende s’ka të dyshuar

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se ende s’ka arritur t’i identifikojë vrasësit e 19-vjeçarit Engjëll Smerqaku.

Të shtunën është mbushur një vit që nga vrasja e tij. Smerqaku ishte vrarë si pasojë e therjes me thikë.

Në ditën kur janë paralajmëruar protesta në kërkim të drejtësisë për këtë rast, Prokuroria Themelore e Gjilanit në një njoftim ka thënë se “në mënyrë intensive kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, lidhur me ndriçimin e vrasjes së tani të ndjerit E.S., i cili është privuar nga jeta më 23 tetor 2020, në Gjilan, nga kryes deri më tani të panjohur”.

“Për hir të korrektësisë dhe njoftimit sa më të saktë të opinionit publik, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Kosovës, që nga vrasja e të ndjerit E.S., e deri më tani janë marrë dhe do të vazhdojnë të merren intensivisht me hetimin e këtij rasti, deri në identifikimin e personave të dyshuar të mundshëm”