Kronikë e zezë

Theret me thikë një 30-vjeçar në Kaçanik, arrestohet një person

 

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vatë të Kaçanikut pasi ka therur me thikë një tjetër. I dyshuari 22-vjeçar F.N., dyshohet se të premten në ora 12:25, në afërsi të një pompe të benzinës, ka sulmuar me thikë viktimën T.D., i moshës mbi 30-vjeçare.

Ky i fundit ka marrë lëndime të rënda në kraharor, dhe pas trajtimit në Qendrën Emergjente në Ferizaj, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.