Në qytetin e Pejës ka ndodhur një grabitje e armatosur, ku një person ka grabitur në një lokal 400 euro.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të enjten në ora 13:21, ku një person ka rrëfyer ngjarjen, duke thënë se i dyshuari pasi i ka grabitur paratë ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftim.