Kronikë e zezë

Sulmohet fizikisht roja i pyllit në Istog

 

Është sulmuar roja e pyllit në Komunën e Istogut nga një i dyshuar, ka njoftuar Policia e Kosovës. Rasti ka ndodhur të enjten në ora 13:00, dhe më pas i dyshuari është arrestuar dhe të njëjtit i është sekuestruar sharra. Ai është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në pyll e kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar roje e pyllit.. Nga i dyshuari është sekuestruar motor sharra dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.