Sekuestrohet një armë në Skenderaj, arrestohet 19-vjeçari
Foto: KOHA/Ilustrim
Një armë është sekuestruar të enjten në rrugën “Bekim Berisha” në Skenderaj, pas një ndërhyrjeje policore mes disa personave që po përlesheshin mes vete.
Policia ka njoftuar se një 19-vjeçari me iniciale V.M., i është sekuestruar arma për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.
“Lidhur me rastin për armëmbajtje pa leje është intervistuar personi i dyshuar, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt, dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’”, thuhet në njoftimin policor.