Kronikë

30 ditë paraburgim serbit që dyshohet se dhunoi 12-vjeçaren në Kamenicë

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit M. J., për përdhunimin e një të miture.

“Ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muaji tetor 2021, i pandehuri në komunën e Kamenicës, e ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 12 vjeçare, e cila nuk ka mundur të gjykoj dhe t’i vlerësoj pasojat e një marrëdhënie të tillë”, ka njoftuar Gjykata përmes një komunikate.

Duke marrë parasysh edhe faktin që i pandehuri është serb dhe ka nënshtetësinë e Serbisë dhe mund t'i ik organeve të drejtësisë, Gjykata ka caktuar masë paraburgimi. 

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dje ka kërkuar që rasti i dhunimit të 12-vjeçares në Kamenicë të trajtohet me urgjencë nga institucionet e Kosovës.