Kronikë e zezë

Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave për keqpërdorim të pozitës dhe kontrabandë

 

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve M.A. dhe N.K., për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Kontrabandimi me mallra”.

Një roje pylli ka keqpërdorur pozitën me një sasi drunjsh të kontrabnduar nga Serbia dhe duke ia mundësuar tjetrit të përfitojë duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës.