Kronikë

Arrestohet një i dyshuar në Mitrovicë për lëndim të rëndë trupor

Është arrestuar një person në orët e mbrëmjes së mërkurës në Mitrovicë për lëndim të rëndë trupor.

I dyshuari pas një mosmarrëveshje ka sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor.

“Nga hetimet e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ukshin Kovaqica” në Mitrovicë, ku si pasojë e një mosmarrëveshje i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore i cili është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari B.H., 27-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Pas intervistimit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.